IOM: Të paktën 100.000 të zhvendosur që prej fillimit të ofensivës në Mosul

Mbi 100.000 irakianë janë larguar nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të operacionit për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH, theksoi të dielën në mbrëmje Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM)...

IOM: Të paktën 100.000 të zhvendosur që prej fillimit të ofensivës në Mosul

Mbi 100.000 irakianë janë larguar nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të operacionit për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH, theksoi të dielën në mbrëmje Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM).

Në këto ditë janë zhvendosur 103.872 persona, pjesa më e madhe nga provinca e Ninives, kryqyteti i të cilës është Mosuli, njoftoi IOM.

Ministri irakian i Emigracionit, Jassem Mohammed al-Jaff, konfirmoi se 118.000 persona ishin zhvendosur që prej fillimit të operacioneve më 17 tetor, një shifër që përfshin edhe të larguarit nga zona e Hawijahut në një provincë tjetër.

Organizatat humanitare i tremben asaj që operacioni kundër bastionit të DAESH-it në veri të Irakut mund të shkaktojë një zhvendosje masive të më shumë se një milion civilëve.



Lajme të ngjashme