Trump mbështet idenë e Erdoanit për zonën e sigurt në Siri

Presidenti i porsazgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se vendi i tij do të krijojë “zona të sigurta” në Siri, një thirrje kjo që vazhdon të bëhet prej vitesh nga Presidenti Erdoan.

Trump mbështet idenë e Erdoanit për zonën e sigurt në Siri

Ka bërë jehonë thirrja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), i cili për vite bën apel për krijimin e një zone të sigurt në Siri

Donald Trump, i cili u zgjodh president në votimet e 8 nëntorit në Shtetet e Bashkuara (ShBA), ka thënë se vendi i tij do të krijojë "zona të sigurta" në Siri.

Sipas lajmeve që janë publikuar në shtypin amerikan, Trump, duke folur në Hershey, të shtetit të Pensilvanisë, ka deklaruar se zhvillimet në Siri janë shumë të trishtueshme.

“Është shumë e trishtueshme. Ne do ti ndihmojmë ata njerëz. Do të krijojmë zona të sigurta në Siri dhe do të ndihmojmë në krijimin e zonave të sigurta atje”, ka thënë Trump, sipas medias amerikane.

“Me krijimin e zonave të sigurta njerëzit në Siri do të kenë një shans”, u shpreh Trump, duke thënë se shumën e nevojshme për financimin e projektit do t’ua kërkojë vendeve të Gjirit.



Lajme të ngjashme