OKB: Në Halep 100 mijë kanë mbetur të bllokuar nga sulmet

Më shumë se 100 fëmijë kanë mbetur të bllokuar në një ndërtesë nën sulme të rënda në qytetin e Halepit në Siri, njofton UNICEF.

OKB: Në Halep 100 mijë kanë mbetur të bllokuar nga sulmet

Kombet e Bashkuara (KB) njoftuan se në Halep të Sirisë forcat e regjimit kanë bastisur shtëpitë në katër lagje të ndryshme të qytetit dhe kanë vrarë 82 civilë.

Sipas informacionit të dhënë nga OKB-ja, në mesin e të vrarëve ka edhe 24 fëmijë dhe gra.

Nga ana tjetër të copëtojnë zemrën britmat e një gruaje të djegur, kufoma të shpërndara në rrugë, ndërtesa të kthyera në rrënoja dhe britmat e njerëzve që i shikon e dëgjon në një video të llojit të filmit ‘horror’ që është xhiruar në Halep, i cili ndodhet nën bombardimet e regjimit të Rusisë.

Ndërkohë, më shumë se 100 fëmijë kanë mbetur të bllokuar në një ndërtesë nën sulme të rënda në qytetin e Halepit në Siri.

Fondi Ndërkombëtar i Emergjencës për Fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka raportuar se në pjesën lindore të Halepit, fëmijët që nuk i kanë pranë prindërit e tyre, kanë mbetur të izoluar në një godinë për shkak të sulmeve të rënda. UNICEF bëri thirrje për evakuimin menjëherë të fëmijëve nga kjo ndërtesë e sulmuar.

"Ka ardhur koha që bota të ngrihet në këmbë për fëmijët e Halepit dhe për t'i dhënë fund këtë makthi ndërsa ata janë ende gjallë," tha Geert Cappelaere, drejtor rajonal i UNICEF, ndërsa shtoi se numri i fëmijëve që kanë mbetur të bllokuar në ndërtesë mund të jetë mbi 100.

Cappelaere shtoi se UNICEF-i është i thellësisht i shqetësuar në lidhje me raportet e pakonfirmuara në Halep rreth "ekzekutimeve jashtëgjyqësore të civilëve, duke përfshirë edhe fëmijët”.

Në deklaratën e bërë nga qendra e monitorimit të Rusisë pranë Lazkijes thuhet:

"Forcat qeveritare siriane kanë rimarrë nga terroristët 11 nga zonat lindore të Halepit. Kështu 98 për qind e territorit të Halepit ndodhet nën kontrollin e qeverisë dhe zona që kontrollohet nga pjesëtarët e DAESH-it në pjesën lindore të Halepit nuk i kalon 3 kilometrat katrorë.

Është vërejtur gjithashtu se më shumë se 110 mijë civilë, duke përfshirë 44 mijë e 367 fëmijë, janë evakuuar nga ushtarët me detyrë në qendrën e monitorimit rus që nga koha kur ka filluar operacioni i forcave të ushtrisë për të rivendosur kontrollin në pjesët lindore të Halepit.

Gjithnjë sipas qendrës ruse të monitorimit, gjatë kësaj periudhe më shumë se 7 mijë civilë arritën të rikthehen në shtëpitë e tyre që gjenden në zonat e rimarra nga anëtarët e DAESH-it.



Lajme të ngjashme