Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Siri - Civilët e Halepit në pritje për evakuim

Qindra mijëra civilë jetojnë më frikën e vrasjes si pasojë e bombardimeve të pjesës lindore të qytetit Halep.

Siri - Civilët e Halepit në pritje për evakuim

të pjesës lindore të qytetit Halep nga ana e regjimit të Bashar Asadit dhe përkrahësve të tij.

Regjimi dhe përkrahësit e tij që nga 15 nëntori janë duke kryer sulmet më të fuqishme në hapësirat e banuara me dhjetëra mijëra civilë në pjesën lindore të Halepit i cili kontrollohet nga forcat opozitare.

Edhe pse Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov një natë më parë deklaroi se kanë vendosur armëpushim me qëllim të evakuimit të civilëve, përsëri në Halep nuk ka ndryshuar asgjë.

Dy orë e gjysmë pas deklaratës së Lavrovit forcat e regjimit dhe përkrahësit e tij përsëri kanë filluan sulmet. Dje gjatë gjithë ditës kanë kryer sulme tokësore dhe ajrore në pjesën lindore të qendrës së qytetit.

Në 24 ditët e fundit janë vrarë 935 civilë. Disa civilë nga Halepi edhe pse rrjeti i internetit është dobësuar mjaft gazetarit të AA janë duke i dërguar audio incizime me qëllim që bota të dëgjojë zërin e tyre.

Një nga civilët në Halep, Mustafa Kamti në lidhje me gjendjen në rajon tha se: “Tani 500 persona janë duke pritur për mjekim dhe është e nevojshme një çast e më parë të lëshohet Halepi. Dëshmorët janë në tokë. Akoma nuk janë ngritur. Nuk ka asnjë që ti shpëtojë dhe ti ngre të plagosurit nga rrugicat. Është i nevojshëm koordinimi me qëllim të nxjerrjes së njerëzve nga ky rajon. Njerëzit po vdesin nga uria. Nuk gjendet qumësht për fëmijët. Ka rënë morali te njerëzit. Presim një zgjidhje urgjente. Besoni që gjendja e fëmijëve dhe grave është e dhimbshme. Të vetmen gjë që duam është evakuimi i këtyre njerëzve me garanci ndërkombëtare. Frikohemi nga vrasjet nëse këtu vjen regjimi".

Banori i Halepit Xhivat Rifat tha: “Nuk munden më familjet që ti mbajnë të plagosurit. Dje një shok hyri në një shtëpi dhe pa që i zoti i shtëpisë i ka lënë fëmijët e tij të plagosur dhe ka emigruar. Pash një grua të moshuar duke qarë në një lagje e cila është shndërruar në rrënoja dhe tha se njerëzit të cilët po emigrojnë janë duke i shkruar emrat e tyre nëpër mure".

Gjithashtu Muhammed el Ahmed, një civil nga Halepi tha: “Para bllokadës në Halep kishte afërsisht 26 furra. Ndërsa tani mbetën vetë 2 të cilat punojnë. Përgatisim bukë me rrotacion. Çdo familjeje i jepet nga 5 copë bukë".

Ahmet përkujton se regjimi ka ndërprerë ujin dhe rrymën elektrike. Për shkak që u bombarduan edhe qendrat për mbrojtjen e civilëve ekipet e tyre nuk mund që të shpëtojnë njerëzit të bllokuar nën rrënoja. 

Kryetari i Kuvendit Lokal të Halepit i cili është pjesë përbërëse e Koalicionit të Forcave Revolucionare dhe Opozitës Siriane, Britta Haxhi Hasan në audio-incizimin të cilën ia dërgoi gazetarit të AA-së deklaroi se të gjitha qendrat mjekësore janë jashtë dhënies së shërbimeve.

Hasan tha se kanë përfunduar depot e ushqimit dhe se buka është e kufizuar. ”Revolucioni sirian tregoi fytyrën e vërtetë të botës. Kombet e Bashkuara duke qëndruar indiferent ndaj vrasjeve dëshmoi që është një institucion që legjitimon vrasjet”, tha Hasan.

Në 15 kilometra katrorë hapësirë e cila gjendet nën kontrollin e forcave opozitare gjenden më shumë se 200 mijë civilë.

Regjimi dhe përkrahësit e tij që nga 15 nëntori kryejnë sulme të fuqishme tokësore dhe ajrore. Me dhjetëra mijëra familje janë të ekspozuar ndaj këtyre sulmeve dhe shpresojnë që në mënyrë të sigurt të evakuohen nga kjo hapësirë.

Më shumë se 40 mijë civilë të cilat kanë ikur nga rajonet nën kontroll të forcave opozitare dhe të cilët janë kapur nga forcat e regjimit janë duke përjetuar një trajtim të keq.

Grupet e armatosura opozitare në deklaratën e tyre kërkuan që “të shpallet armëpushim i menjëhershëm humanitar 5 ditor. Të sëmurët të cilët kanë nevojë për mjekim të shpejtë të dërgohen në spitalet të cilat janë nën vëzhgimin e OKB-së. Civilët të cilët dëshirojnë të emigrojnë, duhet t'u jepet leje që të ikin nëpërmjet pjesës veriore të Halepit. Pas evakuimit të civilëve palët duhet të ulen në negociata”.


Fjalët Kyçe: evakuim , civil , Halep , Siri , regjimi sirian , bombardime

Lajme të ngjashme