Hollande dënon veton e Moskës në OKB për çështjen siriane

Rusia dhe Kina vendosën dje veton në Këshillin e Sigurimit për një rezolutë që kërkonte një armëpushim shtatë ditor në Halep.

Hollande dënon veton e Moskës në OKB për çështjen siriane

Presidenti francez, François Hollande dënoi sot një bllokim të vazhdueshëm nga Rusia të çështjes siriane, pas vetos së vendosur në OKB nga Moska dhe Pekini për një rezolutë që kërkonte një armëpushim shtatë ditor në Halep.

“Ky bllokim i vazhdueshëm nga Rusia forcon regjimin e Esadit me logjikën e tij shkatërruese që prek popullsinë civile të pambrojtur”, shkruan presidenca në një komunikatë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) njoftoi sot se forcat qeveritare siriane kishin marrë kontrollin e të gjithë qytetit të Vjetër të Halepit, pas tërheqjes së rebelëve përballë progresit të trupave të regjimit në mesnatë.

Rusia dhe Kina vendosën dje veton në Këshillin e Sigurimit për një rezolutë që kërkonte një armëpushim shtatë ditor në Halep. Kjo është e gjashta herë që Rusia bllokon një rezolutë të Këshillit për Sirinë që prej fillimit të konfliktit në vitin 2011 dhe e pesta herë për Kinën.



Lajme të ngjashme