Problemi i Qipros – Palët ishullore bien dakord për vazhdimin e negociatave

Liderët e të dyja palëve të Qipros kanë vendosur për t’u ritakuar muajin e ardhshëm në Gjenevë të Zvicrës...

Problemi i Qipros – Palët ishullore bien dakord për vazhdimin e negociatave

Negociatat për zgjidhjen e problemit qipriot do të fillojnë sërish pas dështimit të kontakteve të muajit të kaluar në Zvicër. Liderët kanë vendosur për t’u ritakuar muajin e ardhshëm.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akinci dhe lideri grekoqipriot, Nicos Anastasiades, janë takuar mbrëmjen e të enjtes në një darkë të shtruar nga Kombet e Bashkuara në zonën tampon të ishullit mesdhetar.

Liderët e të dyja palëve të Qipros kanë marrë në shqyrtim procesin e derisotëm të negociatave dhe kanë rënë dakord për vijimin e bashkëbisedimeve.

Sipas një komunikate të zyrës së këshilltarit të posaçëm të OKB-së për Qipron, palët do të takohen përsëri në Gjenevë, më datë 9 janar 2017.

“Liderët u kanë dhënë udhëzime negociatorëve të tyre për vazhdimin e bisedimeve me qëllim për të siguruar progres në të gjitha çështjet e pazgjidhura”, theksohet në komunikatën e Kombeve të Bashkuara.

Më 11 janar, që të dyja palët e Qipros do të paraqesin planveprimet e tyre, ndërsa një ditë më pas, më 12 janar, do të realizohet konferenca pesëshe me pjesëmarrjen e Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së madhe në cilësinë e shteteve garantuese.



Lajme të ngjashme