Koment - A po i vjen fundi Perëndimit liberal?

Francis Fukuyama, menjëherë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1992 publikoi tezën me titull “Fundi i Historisë” e cila shkaktoi një furtunë të madhe.

Koment - A po i vjen fundi Perëndimit liberal?

Francis Fukuyama, menjëherë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1992 publikoi tezën me titull “Fundi i Historisë” e cila shkaktoi një furtunë të madhe. Ky shkrim që përkon me fillimin e praktikës së regjimit të cilin si revolucioni Humejni në Iran ashtu dhe luftëtarët në Afganistan, që mposhtën Bashkimin Sovjetik, e quajtën “islamike” shkaktoi një reagim të madh të ‘penave romantike’ të botës islame.

Në tezën e tij Fukuyama si përmbledhje shkruante se: “Dështimi i formave të udhëheqjes si monarkia dhe komunizmi ishin shkaktuar nga burimi i mangësive që i ishin ofruar njerëzve në liri dhe mirëqenie. Ajo që e pengon kthimin e islamit në një alternativë udhëheqëse është mos gjendja e lirisë dhe demokracisë. Moszotërimi i disa mjeteve që mund të sigurojnë disa vlera të rëndësishme të modernizimit të islamit nuk lejojnë mundësinë e përputhjes së modernizimit që përkufizohet me demokracinë liberale dhe kapitalizëm. Në një shoqëri të dhënë, për zhvillimin e lirisë, demokracia liberale është sistemi social dhe politik më i volitshëm, kur faktikisht edhe lufta ndër ideologjitë është e qartë që del me fitoren e liberalizmit.”

Vitin që Fukuyama shkroi këtë tezë gjithashtu tërheq vëmendjen pasi ishte viti 1991 kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik dhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndanë në 3 hapësirën ajrore të Irakut. Ja vlen të rikujtohet se në Luftën e I të Gjirit në vitin 1991 Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke sulmuar Irakun e ndau vendin defakto në 3 pjesë. Vendet pararojë të Demokracisë Perëndimore Liberale që i mburr Fukuyama, ato ditë filluan erën e një ndryshimi në botën islame.

Ishte periudha kur Partia Refah në Turqi luante një rol kryesor dhe preferohej nga populli turk me ndjeshmëri islame, kur mposhtja e FLO-së së hershme nga Hamasi në Palestinë zuri vend në zemrat e pjesës më të madhe të popullit, kur ndodhi revolucioni ‘islam’ në Sudan i Hasan Turabit por që më pas ndau rrugët pasi nuk aprovonte mënyrat në praktikë të kryetarit të shtetit, gjeneral Omer el Beshir, ishte periudha kur myslimanët në Bosnje Hercegovinë realizonin identitetin e tyre.

Fukuyama mbronte mendimin se kjo lëvizje e botës islame ishte e kotë dhe perëndimi do ta mposhte me civilizimin dhe teknologjinë e tij. Ai mbronte mendimin se këto përpëlitje ishin të kota. Në atë proces Fukuyama pati të drejtë. Por e drejta e tij ishte e padrejtë, e pamëshirshme dhe e mangët. Lëvizjet pro lirisë në botën islame u munduan ti shtypin jo me civilizimin perëndimor, por me raketa, avionë luftarakë, bomba dhe bajonetat e ushtarëve. Ndërkohë që në botën islame miliona njerëz u masakruan sipas qejfit, nga filozofi mbrojtës i civilizimit perëndimor liberal nuk erdhi asnjë reagim. Madje ndodhi e kundërta, disa shkrimtarë dhe mendimtarë u munduan që ta prisnin me mirëkuptim këtë qëndrim sulmues të Perëndimit. Madje nuk u mjaftuan vetëm me këtë por këtë qëndrim sulmues shfarosës e mbrojtën duke nxjerrë në shesh teorinë “luftë parandaluese”. Sipas atyre ky ndryshim i botës islame nuk do të frenohej dhe do të vinte në një nivel që do të dëmtonte vlerat dhe civilizimin perëndimor.

Perëndimi luftën e ardhshme të mundshme duhet ta fillonte në territoret ku filloi ndryshimi, pra në botën islame.

Pasi “Intelektualët” pasardhës së Fukuyamas krijuan legjimitetin mendor të luftës, Amerika dhe Anglia që janë forca e armatosur Perëndimore, Afganistanin që e mbështetën më parë dhe që e njohën me drejtësi, Somalinë, Sudanin dhe vendet e tjera i shpallën “shejtanë”. Mposhtjet me mënyra të armatosura dhe grusht shteti të Partisë Refah dhe HAMAS, që dolën përpara në vendet e tyre me zgjedhje të drejta demokratike, nuk u mjaftuan ti shihnin duke fërkuar duart por u ngritën në këmbë dhe i duartrokitën.

Një hap pas kësaj ishte gjenocidi i myslimanëve në Bosnje-Hercegovinë, vrasja e 4 milion civilëve dhe plagosja e mijërave të tjerë në Afganistan, Irak, Siri, Somali, Jemen e Libi. Miliona njerëz u kthyen në refugjatë.

Civilizimi perëndimor me teorinë e “luftës parandaluese” leu me gjakun e myslimanëve çdo pëllëmbë tokë të botës islame.

Ndërkohë që Perëndimi përdori të gjithë teknologjinë gjakderdhëse si dhe luftërat kundër kërcënimit të mundshëm që mund të vinte nga “Bota Islame”, në të njëjtën kohë Perëndimi u trondit me krisjen e kalbësisë brenda vetëvetes.

Në Austri doli fituese partia ekstremiste e djathtë. Edhe në Francë dhe Gjermani dhe në Evropën Veriore gjendja ishte e njëjtë. Racizmi dhe “tjetërsimi” përhapet me shpejtësi.

Kurse Evropa Perëndimore, këtë radikalizëm të djathtë tani për tani mundohet ta shtypë. Por demokracia liberale perëndimore e shenjtëruar, e patundshme dhe kompetente në pafundësi, në Evropë jo  vetëm që nuk u ndal përballë kësaj dallge por u shemb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mostretja pra mospranimi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e derdhën popullin në rrugë të cilat i kthyen në shesh lufte dhe kjo tregon se pala e civilizimit perëndimor u shkatërrua në copa.

Sigurisht që kjo teori liberalizimi nuk përkufizohet si në enciklopedi kjo duhet përkufizuar sipas botëkuptimit që shenjtëron perëndimin dhe vlerat perëndimore.

Perëndimi i sotëm është krahu i botës së re të themeluar me Marrëveshjen e Maltës. Në vitin 1991 u shemb krahu lindor pra sistemi sovjetik. Në shesh doli se të gjithë udhëheqësit pararojë komunistë të atij sistemi, përfshi edhe liderin e Kubës Fidel Kastro, ishin të kamur.

Kurse krahu perëndimor me marrëdhënien mund-kapital, mos ndarje në mënyrë të barabartë të mekanizmit të drejtësisë në të gjitha shtresat e shoqërisë, qenja e të ‘barabartëve’ mbi të barabartët nxori në shesh fundin e vet. Krimi i urrejtjes që në botën perëndimore mundohet të tregohet si e ‘djathtë’ tashmë filloi të ‘hajë’ vetë bijtë e tij.

Tani nuk ka ardhur fundi i Perëndimit që ‘konsumon’ defakto botën islame që prej vitit 1991 por ka ardhur fundi i civilizimit të perëndimit liberal.

Politikanët perëndimorë pas sfidës së Presidentit të Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) janë duke u përpëlitur që Turqia të vazhdojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Sepse ata e dinë se ditën që shteti i Republikës së Turqisë deklaron se nuk është kandidat i Bashkimit Evropian që është unioni i shenjtë i perëndimit liberal do të jetë fundi i historisë së këtij perëndimi.

Nuk dihet nëse kjo është ironia e fatit të historisë ose jo. Por varja e jetës së Civilizimit të Perëndimit Liberal, që na ofrohet ne si një hyjni e paarritshme për njerëzit, nga fjalët e liderit të një vendi mysliman nuk është asgjë tjetër përveçse një ironi.



Lajme të ngjashme