SHBA-ja paralajmëron Sirinë dhe Rusinë kundër bombardimeve në Halep

Këshilltarja amerikane për Mbrojtjen Kombëtare, Susan Rice, paralajmëroi Damaskun dhe Moskën kundër pasojave të bombardimeve të tmerrshme, që shënjestruan disa spitale në lagjet opozitare të qytetit sirian të Halepit...

SHBA-ja paralajmëron Sirinë dhe Rusinë kundër bombardimeve në Halep

Këshilltarja amerikane për Mbrojtjen Kombëtare, Susan Rice, dënoi të shtunën bombardimet e tmerrshme, që shënjestruan disa spitale në lagjet opozitare të qytetit sirian të Halepit, duke paralajmëruar Damaskun dhe Moskën kundër pasojave të veprimeve të tilla.

“SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e tmerrshme kundër instalimeve mjekësore dhe punonjësve humanitarë”, deklaroi Rice.

“Regjimi sirian dhe aleatët e tij, me Rusinë në veçanti, janë përgjegjës për pasojat e menjëhershme dhe afatgjata të veprimeve të tilla”, shtoi këshilltarja amerikane për Mbrojtjen Kombëtare duke theksuar e “nuk ka falje për këto veprime të tmerrshme”.



Lajme të ngjashme