Egjipt – Sisi mendon se Trumpi do jetë më i angazhuar në Lindjen e Mesme

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, mendon se presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë më i përfshirë se paraardhësi i tij, Barack Obama, në çështjet e Lindjes së Mesme...

Egjipt – Sisi mendon se Trumpi do jetë më i angazhuar në Lindjen e Mesme

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, mendon se presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë më i përfshirë se paraardhësi i tij, Barack Obama, në çështjet e Lindjes së Mesme, njoftoi agjencia portugeze të lajmeve “Lusa”, e cila realizoi një intervistë me kreun e shtetit egjiptian.

“Besoj se presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, do të jetë më i angazhuar dhe në mënyrë më të rregullt në çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme”, deklaroi Sisi në një intervistë të publikaur të shtunën.

Abdel Fattah el-Sisi, që drejton me dorë të hekurt Egjiptin, ka marrëdhënie të tendosura me administratën Obama.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin pezulluar një farë kohe ndihmën e tyre ushtarake ndaj Egjiptit pasi ish-kreu i ushtrisë, Sisi, rrëzoi me grusht shteti në vitin 2013 Presidentin Mohamed Morsi, i pari i zgjedhur në formë demokratike në historinë moderne egjiptiane.

Një represion i paprecedent kishte shënjestruar më pas përkrahësit e Morsit.



Lajme të ngjashme