Yusuf el-Useymin emërohet për sekretar të ri të përgjithshëm të OBI-t

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) të mbajtur pas dorëheqjes së sekretarit Iyad Medeni, në vendin e tij u zgjodh Yusuf el-Useymin.

Yusuf el-Useymin emërohet për sekretar të ri të përgjithshëm të OBI-t

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) që u mbajt në qytetin Mekke të Arabisë Saudite, në postin e Sekretarit të 11-të të Përgjithshëm të organizatës u zgjodh Yusuf el-Useymin.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik, në mbledhjen e mbajtur në Pallatin Safa në Mekke për Sekretar të Përgjithshëm u zgjodh kandidati i vetëm Dr. Yusuf el-Useymin.

Në deklaratë gjithashtu u shprehën falënderime ish-Sekretarit Iyad Medeni, i cili dha dorëheqje nga detyra për shkaqe shëndetësore, ndërsa el-Useymini pas betimit filloi me detyrën e tij.

Useymin, i lindur në qytetin Uneyza që ndodhet në pjesën qendrore të Arabisë Saudite, në vitin 1976 diplomoi në degën e Sociologjisë dhe Shërbimeve Sociale pranë Universitetit të Mbretit Suud.

Useymin për një kohë bëri formimin profesional në universitetin e njëjtë dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Ohios të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mes viteve 1986-88 Useymin ushtroi detyrën e Profesorit të Asociuar, ndërsa më 1988 kaloi në Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, ku ushtroi detyrën e këshilltarit.

Me vendimin e Këshillit të Ministrave në vitin 1991 Useymin u emërua në postin e zëvendësministrit të çështjeve sociale, në vitin 1997 ai u emërua në postin e këshilltarit të ministrit.

Useymin në vitin 2002 u emërua si Sekretar i Përgjithshëm i Fondacionit të Mbretit Abdullah, ndërkaq në vitin 2006 ushtroi detyrën e drejtorit të Shoqatës Kuluturo-Artistike të Arabisë Saudite. Në vitin 2008 u emërua si Ministër i Çështjeve Sociale ku mbeti deri në vitin 2014.

Useymin, i cili së fundmi ka qenë në detyrën e drejtorit të zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe kryekëshilltari i Medenit, është zyrtar i dytë saudit që u emërua në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate të formuar në vitin 1969.



Lajme të ngjashme