Irak - Komandanti i peshmergëve i bëri thirrje PKK-së të largohet nga zona

Gjenerali Sime Boseli, njëri prej komandantëve të forcave peshmerge në frontin Sinxhar (Shengal), i bëri thirrje organizatës separatiste terroriste PKK për tu larguar nga zona.

Irak - Komandanti i peshmergëve i bëri thirrje PKK-së të largohet nga zona

Gjenerali Sime Boseli, njëri prej komandantëve të forcave peshmerge në frontin Sinxhar (Shengal), i bëri thirrje organizatës separatiste terroriste PKK për tu larguar nga zona.

Në prononcimin e tij të bërë për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) gjenerali Boseli tha se aktet e rrëmbimit të fëmijëve, djegies së shtëpive dhe vrasjet të kryera nga ana e PKK-së në Shengal janë të papranueshme.

Duke e bërë të ditur se nga PKK-ja ka kërkuar të largohet nga zona pa u jetuar ndonjë përleshje dhe gjakderdhje, Boseli tha se “PKK-ja duhet të largohet menjëherë nga zona pa u jetuar ndonjë gjakderdhje. Aktori i shqetësimit të banorëve të Shengalit, të rrëmbimit të fëmijëve, djegies së shtëpive dhe vrasjes së meshkujve është PKK-ja. Kjo organizatë përdor të gjitha metodat e egra që Shengalin ta kthej në Kandil të dytë. Mirëpo nuk do të lejojmë që PKK-ja të realizoj këtë ëndërr të saj. Banorët e Shengalit do të vendosin vet në lidhje me të ardhmen e tyre. Ne do ta mundësojmë këtë. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që PKK-ja të qëndroj në këtë qytet”.

Boseli gjithashtu tha se PKK-ja në bashkëveprim me milicët Shii Hashdi Shabi është duke zbatuar çdo lloj metode për të destabilizuar Shengalin, ndërsa shtoi se këto dy organizata rrëmbejnë edhe gra e fëmijë dhe i morën nën armë.

“Qendra e nënprefekturës Sinxhar, e cila ndodhet në perëndim të Mosullit dhe Telaferit, kontrollohet nga ana e forcave peshmerge, mirëpo 13 fshatrat përreth ende ndodhen nën kontrollin e DAESH-it”, tha komandanti Boseli, ndërsa shtoi se me përkrahjen e forcave të koalicionit edhe këto fshatra do të çlirohen.


Fjalët Kyçe: gjeneral , forcat peshmerge , PKK , Sinxhar , Shengal , Irak

Lajme të ngjashme