Kabineti i Trump

Fituesi i zgjedhjeve të 8 nëntorit dhe presidenti i ri i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka përcaktuar ekipin e nivelit të lartë, me të cilët do të punojë në Shtëpinë e Bardhë.

Kabineti i Trump

Pritet që Trump të bëjë ministra disa nga emrat e republikanëve që e mbështetën gjatë të gjithë fushatës zgjedhore, pavarësisht skandaleve.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara në listë bën pjesë edhe gjenerali në pension Mike Flynn, i cili thotë se kreu i organizatës terroriste FETO duhet ti ekstradohet Turqisë

Në një artikull që këshilltari kryesor i Trumpit për sigurinë dhe shërbimin informativ, Michael Flynn thotë se sipas “këndvështrimit të Ankarasë zyrtare, Uashingtoni po strehon Bin Ladenin e Turqisë. Çfarë do të bënim ne nëse mësonim pas 11 Shtatorit që Usama Bin Ladeni jetonte në një fshat të bukur të Turqisë dhe njëherësh menaxhonte prej këtu 160 shkolla përmes fondit të krijuar me paratë e taksapaguesve turq?” bën komentin , shtron pyetjen ish-gjenerallejtënanti në pension.

Emri i lakuar për Sekretarin e Shtetit është, Newt Gingrich, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Në një deklaratë që kishte bërë në vitin 2006, në 125-vjetorin e lindjes së Ataturkut, Gingrich kishte thënë se e admironte shumë Mustafa Kemal Ataturkun dhe e merrte atë si shembull.

Emrat e tjerë që përmenden për postin e Sekretarit të Shtetit janë edhe ai kryetarit aktual të Komitetit të Jashtëm të Senatit, Bob Corker dhe ish-përfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kombet e Bashkuara, John Bolton.

Më herët Trump kishte thënë se drejtorin e vet të financave, Steven Mnuchin, dëshiron ta bëjë Sekretar të Thesarit.

Si një biznesmen, pritet që Donald Trump postin e Sekretarit të Tregtisë t’ia besojë një emri të njohur nga bota e biznesit. Kandidatë për këtë vend janë investuesi miliarder Wilbur Ross, i cili njëherësh është edhe këshilltari i Trumpit për ekonominë, ose ish-CEO-ja i tij, Dan DiMcco, i cili është këshilltar për çështjet tregtare.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Shtëpisë së Bardhë, Trump ka emëruar Reince Priebus.

44-vjeçari Priebus renditet në mesin e emrave më të rëndësishëm që kanë drejtuar fushatën zgjedhore të Trumpit.

Raportohet se Priebus ka marrëdhënie të mira edhe me Trump, edhe me Zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, Paul Ryan.

Si kryekëshilltar të Sekretarit të Përgjithshëm Trump ka caktuar Stephen Bannnon, një ish-producent filmash. 62-vjeçari Bannon ka qenë në krye të ekipit të fushatës së Trumpit.



Lajme të ngjashme