Trump bën hap prapa në çështjen e myslimanëve

Të gjitha sytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani janë kthyer nga plotësimi apo jo të premtimeve të Presidentit të ri, Donald Trump, disa prej të cilave kërkojnë ndryshime rrënjësore.

608111
Trump bën hap prapa në çështjen e myslimanëve

Të gjitha sytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani janë kthyer nga plotësimi apo jo të premtimeve të Presidentit të ri, Donald Trump, disa prej të cilave kërkojnë ndryshime rrënjësore.

Detyra e parë e Trump, i cili tërhoqi reagime të shumta me retorika islamofobike, pothuajse vërtetoi fjalët e tij, ku ai tha se “Gjërat do të ndryshojnë pas daljes në Shtëpinë e Bardhë”.

Në faqen e internetit të Donald Trump në adresën https://www.donaldjtrump.com është hequr deklarata e tij e bërë më 7 dhjetor 2015 për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në ShBA.

Lexuesit të cilët klikojnë në linkun e kësaj deklarate drejtohen në një faqe tjetër.

Ndërkaq faqja në të cilën drejtohen lexuesit shpjegon se si mund të bëhen donacione për fushatën e Trumpit.

Sipas lajmit të gazetës angleze “The Independent”, faqja në të cilën ishte e postuar deklarata e Trumpit për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në vend hapej në mëngjesin e zgjedhjeve presidenciale më 8 nëntor.

Ndërkaq tani lexuesit drejtohen në faqen e donacioneve e cila është shtuar në natën e 8 nëntorit.

Trump gjatë fushatës zgjedhore disa herë kishte marr si objektiv myslimanët.

Me deklaratën që bëri pas sulmit në Paris në nëntor të vitit të kaluar ai kishte thënë se duhet ti ndalohet hyrja myslimanëve në vend, ndërsa kjo deklaratë e tij shkaktoi reagime të shumta. Trump më pas kishte thënë se këto fjalë kanë qenë vetëm “një propozim”, ndërkaq në deklaratat e mëvonshme ai tha se duhet menduar seriozisht për “përgjimin e myslimanëve” në kuadër të luftës kundër terrorit.

Trump disa herë kishte deklaruar se duhen të mbyllen disa xhami në vend.

Për shkak të këtyre deklaratave të bëra nga Trump, Këshilli i Marrëdhënieve Islamo-Amerikane (CAIR) që është organizata më e madhe myslimane e të drejtave civile e SHBA-së, në një deklaratë të bërë dje pas fitores së Donald Trump nga presidenti i ri u kërkua që të respektoj të drejtat e të gjithë amerikanëve, përfshirë edhe myslimanët.


Fjalët Kyçe: #Donald Trump , #mysliman , #ShBA , #premtime

Lajme të ngjashme