Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kush është Donald Trump, presidenti i 45-të i ShBA-së?

Biznesmeni Donald Trump, kandidati nga radhët e Partisë Republikane që fitoi zgjedhjet e 58-ta në SHBA, arriti të bëjë befasi të madhe duke u bërë presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Kush është Donald Trump, presidenti i 45-të i ShBA-së?

Biznesmeni Donald Trump, kandidati nga radhët e Partisë Republikane që fitoi zgjedhjet e 58-ta në SHBA, arriti të bëjë befasi të madhe duke u bërë presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Kush është Donald Trump?

Procesi i 58-të zgjedhor i cili filloi me zgjedhjet preliminare më 1 shkurt 2016, përfundoi me zgjedhjet që u mbajtën dje në 50 shtete dhe në Washington DC.

Trump fitoi të drejtën për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë duke e lënë prapa konkurrenten e tij me përvojë, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, dhe në këtë mënyrë arriti të bëhet personi i parë pas 60 vitesh i cili merr postin e presidentit pa patur paraprakisht karrierë politike duke bërë një befasi të madhe.

Trump, i cili merr detyrën në moshën 70-vjeçare, njëkohësisht do ta mbajë epitetin e presidentit më të moshuar në historinë e SHBA-ve.

Trump ka lindur më 14 qershor 1946 në New York, si fëmija i katërt nga pesë fëmijët e Frederick dhe Mary MacLeod. Ai është nipi i biznesmenit amerikan me origjinë gjermane Frederick Trump.

Në krye të viteve të 60-ta Donald Trump u detyrua të braktisë shkollimin për sjellje të këqija.

Më pas ai studio në akademinë ushtarake dhe në vitin 1968 vijoi mësime në Institutin Wharton në Pennsylvania në degën e shkencave të biznesit. Pastaj filloi me punë në kompaninë e babait të tij të specializuar në ndërtimin e shtëpive për një dhe dy familje.  

Në vitin 1971, ai mori kontrollin e kompanisë së babait të tij dhe emëroi atë në “Trump Organization”.

Trump në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në vitin 2000 ishte në mesin e kandidatëve të Partisë Reformiste, ndërsa nga revista “Forbes” u radhit në listën e 400 personave më të pasur në botë. Supozohet se pasura e Trumpit arrin në 3.6 miliardë dollarë.

Për një kohë të shkurtër ai arriti të bëhet i njohur me hotelet që i ndërtoi. Ndërkaq, programi televiziv “The Apprentice” (Praktikanti) që filloi ta realizojë në vitin 2004 në kanalin amerikan NBC, i ndihmoi tutje në ngritjen e famës së tij.

Trump, i cili u kritikua për retorikën e tij islamofobike në SHBA, në vitin 2016 ishte nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për “paqen e tij të fuqishme nëpërmjet ideologjisë së forcës, e përdorur si një armë parandalimi kundër Islamit radikal, DEASH-it, Iranit bërthamor dhe Kinës komuniste”, megjithatë nuk e fitoi atë.

Në premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore në planë të parë dolën retorikat e tij të bëra në lidhje me myslimanët, për sigurinë dhe luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Ndërkaq njëra prej planeve të tij në lidhje me emigrantët ka qenë edhe ndërtimi i murit në kufirin me Meksikën.

Ai ka pesë fëmijë nga tre martesa. Trump që nga viti 2005 është i martuar me Melania Trump.

Pasi fitoi të drejtën për t’u bërë presidenti i 45-të i SHBA-ve, Trump do ta marrë zyrtarisht detyrën nga presidenti aktual Barack Obama në ceremoninë që do të mbahet më 20 janar 2017.


Fjalët Kyçe: biznesmen , Presidenti , ShBA , Donald Trump , jeta

Lajme të ngjashme