Carter: ShBA-të presin me kënaqësi operacionin e Rakkas në Siri

Carter tha se përpjekjet për izolimin dhe së fundmi edhe çlirimin e qytetit Rakka e përbëjnë hapin e radhës të fushatës së zhvilluar nga koalicioni ndërkombëtar.

Carter: ShBA-të presin me kënaqësi operacionin e Rakkas në Siri

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter deklaroi se priti me kënaqësi fillimin e operacionit për shpëtimin e qytetit Rakka në Siri nga organizata terroriste DAESH.

Carter tha se përpjekjet për izolimin dhe së fundmi edhe çlirimin e qytetit Rakka e përbëjnë hapin e radhës të fushatës së zhvilluar nga koalicioni ndërkombëtar.

Sekretari amerikan theksoi se edhe operacioni për çlirimin e Rakkas nuk do të jetë i lehtë sikurse ai i Mosullit.

Në deklaratën e tij Ashton Carter nuk dha detaje në lidhje me mënyrën e përkrahjes së operacionit të Rakka-së nga ana e ShBA-së.   

Forcat Demokratike të Sirisë dje (të dielën) filluan operacionin e quajtur “Zemërimi i Eufratit” për të rimarr qytetin Rakka nda organizata terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme