Liderët e Qipros, bisedime në Zvicër për t'u dhënë fund ndasive në ishull

Udhëheqësit qipriotë grekë dhe turq do të takohen të hënën në Zvicër për vijimin e negociatave nën kujdesin e OKB-së për një marrëveshje të mundshme në lidhje me ribashkimin e ishullit mesdhetar, i ndarë prej 42 vitesh...

Liderët e Qipros, bisedime në Zvicër për t'u dhënë fund ndasive në ishull

Liderët e Qipros do të zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund ndasive në ishull.

Udhëheqësit qipriotë grekë dhe turq do të takohen të hënën në Zvicër për vijimin e negociatave nën kujdesin e OKB-së për një marrëveshje të mundshme në lidhje me ribashkimin e ishullit mesdhetar, i ndarë prej 42 vitesh.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci dhe lideri qipriot grek, Nicos Anastasiades, do të trajtojnë për herë të parë një nga pikat më të mprehta të çështjes, “rregullimet territoriale”.

Bisedimet, që do të mbahen deri më 11 nëntor në afërsi të liqenit Leman, në qytezën turistike Mont-Pelerin, do të monitorohen nga i dërguari i OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide, si një “moment kyç” në negociatat e paqes të nisura në maj 2015.

Bisedimet do të hapen nga sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, të konsideruara si mundësia e fundit, pas dështimit të një plani të ribashkimit të propozuar nga OKB-ja në 2014.

Objektivi është arritja e një marrëveshje deri në fund të vitit.



Lajme të ngjashme