Francë – Arrestohet në Ascain lideri i ETA-s, Mikel Irastorza

Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme njoftoi të shtunën se xhandarmëria franceze ka arrestuar Mikel Irastorzan, udhëheqës i grupit militant bask ETA, në afërsi të qytetin Ascain të Francës...

Francë – Arrestohet në Ascain lideri i ETA-s, Mikel Irastorza

Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme njoftoi të shtunën se xhandarmëria franceze ka arrestuar Mikel Irastorzan, udhëheqës i grupit militant bask ETA, në afërsi të qytetin Ascain të Francës.

Autoritetet spanjolle theksojnë se Irastorza është momentalisht njeriu i parë i ETA-s dhe se ai është arrestuar mëngjesin e të shtunës në qytetin Ascain, shumë pranë kufirit me Spanjën.

Në vitin 2011, ETA bëri të ditur se kishte hequr dorë nga përdorimi i dhunës në luftën e saj për pavarësinë e krahinës baske, rajon në Spanjën Veriore dhe Francën Jugperëndimore.

Grupi militant, i cili fajësohet për më shumë se 800 vrasje që nga ajo e para në vitin 1968, nuk është shpërbërë ende.

Policia franceze paralajmëroi se do të vazhdojë hetimin për ETA-n dhe nuk përjashtoi se mund të ketë ende arrestime.



Lajme të ngjashme