Mburoja e Eufratit la pas 73 ditë

Në operacionet e fundit janë asgjësuar 3 terroristë të DAESH-it ndërsa ranë dëshmor 4 ushtarë opozitarë.

603962
Mburoja e Eufratit la pas 73 ditë

Në luftimet e jetuara në ditën e 73-të të operacionit “Mburoja e Eufratit” i filluar më 24 gusht nën kryesimin e Turqisë me qëllim të spastrimit të veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, janë asgjësuar 3 terroristë të DAESH-it, kanë rënë dëshmorë 4 opozitarët dhe u plagosën 11 të tjerë.

Sipas vlerësimit të bërë nga Forcat e Armatosura të Turqisë, forcat opozitare prej fillimit të operacionit e këtej kanë vënë nën kontroll 170 zona të banuara dhe 1 mijë e 350 km² territor.

Si rezultat i zjarrit të hapur ndaj pozicioneve të DAESH-it janë shkatërruar 93 strehimore, pozicione të mbrojtjes dhe qendra komanduese.

Operacioni ajror nuk u ndërmor nga ana e Forcave Ajrore Turke, por u angazhua një avion në pritje.

Ndërkohë u ndërmorën 7 sulme ajrore ndaj elementeve të organizatës terroriste DAESH të përcaktuara në Jabal Khirbat al Kanisah dhe në zonën Shudud. Në të këtë operacion u asgjësuan 8 terroristë si dhe u shkatërruan 2 pozicione të mbrojtjes së bashku me 2 pozicioneve të mortajave.

Në zonat e spastruara nga organizata terroriste DAESH skuadrat për zbulim dhe asgjësim të mjeteve shpërthyese kanë zbuluar dhe asgjësuar2 mina dhe 28 mjete shpërthyese artizanale.



Lajme të ngjashme