Putin urdhëron shpalljen e armëpushimit 10 orësh në Halep

Armëpushimi humanitar 10 orësh do të hyjë në fuqi më 4 nëntor.

Putin urdhëron shpalljen e armëpushimit 10 orësh në Halep

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin urdhëroi shpalljen e një armëpushimi 10 orësh në Halep të Sirisë që do të hyjë në fuqi më 4 nëntor.

Duke u bazuar në urdhrin e Presidentit Puti, Shtatmadhoria e Ushtrisë Ruse deklaroi se më datën 4 nëntor mes orëve 09.00-19.00 sipas orës vendore do të zbatoj një “pushim humanitar” me qëllim të mundësimit të largimit të civilëve nga qyteti.

Shefi i Shtatmadhorisë, Valeriy Gerasimov deklaroi se “Me qëllim të parandalimit të vdekjeve të pakuptimta, Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu në bazë të urdhrit të kryekomandantit Vladimir Putin mori vendim që më datën 4 nëntor në Halep të shpallet një armëpushim 10 orësh duke filluar nga ora 09.00 e deri në orën 19.00 sipas orës vendore. Ky vendim është miratuar edhe nga ana e qeverisë siriane”.

“I bëjmë thirrje edhe homologëve tanë amerikan që të ndajnë opozitarët prej terroristëve dhe nga liderët e strukturave të armatosura të kërkojnë të japin fund akteve të tyre dhe të largohen nga qyteti së bashku me armatim”, bëri të ditur Gerasimov.

Shefi i shtatmadhorisë ruse gjithashtu tha se nga dy korridoret, njëri në drejtim të kufirit me Turqinë dhe tjetri në drejtim të Idlibit, janë tërhequr forcat e qeverisë siriane së bashku me makinerinë ushtarake.

Ndërkaq 6 korridoret tjera në Halep do të përdoren për evakuimin e civilëve dhe të sëmurëve dhe të plagosurve nga Halepi.

Rikujtojmë që prej shtatorit e këtej në Halep ndodhen të rrethuar afërsisht 275 mijë persona nga ana e forcave të regjimit.



Lajme të ngjashme