OBI në mbledhje të jashtëzakonshme për sulmin e huthive ndaj Mekës

Militantët huthi ditën e enjte nga Jemeni sulmuan me raketa qytetin Mekë në Arabinë Saudite.

OBI në mbledhje të jashtëzakonshme për sulmin e huthive ndaj Mekës

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të sulmit të huthive ndaj Arabisë Saudite.

Nga OBI u tha se ditën e shtunë do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme në nivel të ministrave të jashtëm, ku do të diskutohet në lidhje me sulmin me raketa të ndërmarr nga ana e huthive të Jemenit ndaj Mekës në Arabinë Saudite.

Në deklaratën me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm të OBI-t, Iyad Emin Medeni, thuhet se në mbledhjen e jashtëzakonshme që do të mbahet ditën e shtunë në nivel të ministrave të jashtëm do të diskutohet në lidhje me rreziqet e shkaktuara nga sulmi me raketa ndaj rrethit të Mekës të ndërmarr nga ana e huthive dhe pasuesve të liderit të rrëzuar të Jemenit, Ali Abdullah Salih, ndërsa bëhet e ditur se edhe anëtarëve të bordit drejtues të organizatës u janë dërguar thirrjet për mbledhje.

Bëhet e ditur se mbledhja në fjalë do të mbahet në selinë e OBI-t në qytetin Xhidë të Arabisë Saudite.

Komanda e forcave të koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite, bëri të ditur se të enjten e kaluar forcat e huthive kanë lëshuar një raketë nga provinca Sada e Jemenit në drejtim të Mekës dhe se sulmi në fjalë është parandaluar 65 km para qytetit, ndërsa huthitë e përgënjeshtruan këtë pretendim.



Lajme të ngjashme