Francë – Përfundon evakuimi i refugjatëve nga kampi “Xhungël” në Calais

Ka përfunduar operacioni i evakuimit të kampit të refugjatëve në qytetin Calais të Francës. Autoritetet franceze njoftuan se në kamp nuk ka mbetur më asnjë refugjat...

stalingrad metro istasyonu, paris.jpg
paris mültecler.jpg

Ka përfunduar operacioni i evakuimit të kampit të refugjatëve në qytetin Calais të Francës.

Autoritetet franceze njoftuan se në kamp nuk ka mbetur më asnjë refugjat.

Evakuimi i këtij kampi, që njihet gjerësisht me emrin “Xhungël”, filloi ditën e hënë dhe u realizua për 3 ditë.

Zyrtarë të qytetit Calais, ku ndodhet kampi në fjalë, bënë me dije se operacioni i evakuimit ka marrë fund më herët sesa pritej dhe se kampi do të shembet plotësisht gjatë ditëve në vijim.

Sakaq, operacioni i evakuimit të kampit në Calais nuk kaloi pa incidente.

Disa refugjatë, që refuzuan evakuimin nga “Xhungla”, u vunë zjarrin çadrave dhe barakave, nga të cilat u detyruan të largohen.

Në këtë kamp problematik, që pozicionohet në itinerarin e transitit të emigrantëve, të cilët kërkojnë të mbërrijnë në Angli, strehoheshin mbi 8 mijë refugjatë.

Rreth 2 mijë refugjatë, shumica e tyre sudanezë që kanë arritur në shkojnë deri në Paris nëpërmjet Italisë, vazhdojnë të jetojnë në Sheshin “Stalingrad” dhe përreth tij, në Rrethin Komunal 19 të kryeqytetit francez.



Lajme të ngjashme