19 viktima nga rrëzimi i një helikopteri rus ”Mi8”

Të paktën  19 persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një helikopter ushtarak rus në rajonin verior të vendit, Yamalo-Nenets.

19 viktima nga rrëzimi i një helikopteri rus ”Mi8”

Ministria ruse e Emergjencave më herët njoftoi se “një helikopter tip Mi-8 është rrëzuar 80 kilometra në veriperëndim të qytetit të Urengoyit në qarkun autonom  të vendit, Jamal-Nenec”.

Bëhet e ditur se sipas të dhënave paraprake thuhet se 22 persona ishin në bordin e helikopterit.

Helikopteri po transportonte punonjësit e një kompanie nafte ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim në lidhje me ngjarjen.



Lajme të ngjashme