Laerke: Ende nuk është bërë evakuuimi i të plagosurve nga lindja e Halepit

Krahas ndalimit të përkohshëm dhe të pjesshëm të sulmeve të Rusisë, OKB-ja ende nuk arriti të evakuoj të plagosurit dhe të sëmurët nga lindja e Halepit.

Laerke: Ende nuk është bërë evakuuimi i të plagosurve nga lindja e Halepit

Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se krahas ndërprerjes së pjesshme dhe të përkohshme të sulmeve ajrore të Rusisë ndaj Halepit ende nuk janë evakuuar të plagosurit nga ky qytet.

Zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare, Jens Laerke organizoi një konferencë për shtyp në zyrat e OKB-së në Gjenevë në lidhje me Halepin.

“Krahas planifikimit të evakuimit të të plagosurve dhe të sëmurëve nga lindja e Halepit, kjo gjë fatkeqësisht nuk u realizua për shkaqe të sigurisë”, deklaroi Laerke, ndërsa shtoi se OKB-ja është e gatshme për evakuimin mjekësor.

Duke u bërë thirrje palëve në konflikt për të krijuar kushtet e nevojshme për evakuimin e të sëmurëve dhe plagosurve, Laerke tha se “Kombet e Bashkuara nuk kanë dërguar ndihma humanitare në lindje të Halepit prej korrikut e këtej”.  



Lajme të ngjashme