Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Plani i rrezikshëm amerikan në Mosul

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duan ta mbajnë Turqinë jashtë operacionit që do të organizohet për çlirimin e Mosullit nga DAESH-i, duke shfrytëzuar për këtë PKK dhe grupet shiite në terren.

Plani i rrezikshëm amerikan në Mosul
Operacioni i Mosullit
Operacioni i Mosullit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe njësitë ushtarake të Irakut po përgatiten për një operacion të madh kundër DAESH-it në Mosull. Edhe pse ushtria amerikane në përgjithësi është tërhequr nga Iraku, sot në Irak gjenden rreth 6 000 ushtarë amerikanë.

 

Me pretekstin e luftës kundër DAESH-it Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur në veri të Sirisë organizatën terroriste PKK, dhe të njëjtën lojë po bëhen gati ta vënë në skenë edhe në qytetin Mosull të Irakut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta mbajnë Turqinë jashtë operacionit që do të organizohet për çlirimin e Mosullit nga DAESH-i. Këtë herë lojën e rrezikshme Amerika synon të luajë duke përdorur edhe organizatën terroriste PKK, edhe grupet shiite.

Sipas planit (amerikan) DAESH-i bashkë me banorët e Mosullit do të zmbrapsen drejt Tel-Aferit dhe qyteti turkmen me 450 mijë banorë do të goditet me pretekstin se strehon elementë terroristë.

Nga njëra anë një masakër e ngjashme sunite me atë që ndodhi më herët në Felluxha dhe Tikrit do të fillojë të shfaqet edhe në Mosull. Kurse nga ana tjetër, kur më shumë se 1 milionë banorë të Mosullit do të kenë nisur te marrin rrugët e migrimit qyteti (me shumicë turkmene), Tel-Afer, ku do të arratisen militantët e DAESH-it, do të bombardohet dhe rrafshohet njësh me tokën nga avionët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe forcave të koalicionit, me pretekstin se strehon terroristë.



Lajme të ngjashme