Mediat amerikane përkrahin kandidaten e demokratëve

Fushata zgjedhore në SHBA për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm ka marrë një formë shumë të tensionuar.

Mediat amerikane përkrahin kandidaten e demokratëve

Një pjesë e mirë e mediave më të rëndësishme në SHBA do të përkrahin kandidaten e Partisë Demokratike, Hillary Clinton, në zgjedhjet presidenciale.

Fushata zgjedhore në SHBA për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm ka marrë një formë shumë të tensionuar.

Ndërkohë që shumica e mediave përkrahin Clinton në këto zgjedhje, një pjesë e vogël edhe pse nuk shprehen hapur për kandidatin që përkrahin, kritikojnë kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump. 

Një nga gazetat më të shitura të SHBA-së, "USA Today", me një të kaluar 34 vjeçare në fushën e medias, ka dalë hapur duke thënë se janë bërë pjesë e zgjedhjeve dhe se janë kundër Trump. 

"Në zgjedhjet e ardhshme, mes kandidatëve nuk ka vetëm pikëpamje të ndryshme ideologjike. Këshilli i çështjeve të shkrimeve pranë gazetës tonë është i mendimit se Trump nuk është kandidat i duhur për president", thuhet në një deklaratë të gazetës. 

"Washington Post" e cila në zgjedhjet e kaluara ishte në anën e Barack Obamës, ka marrë një pozicion shumë të qartë kundër Trump. Gazeta ka bërë vazhdimisht thirrje lexuesve të saj kundër Trump dhe ka theksuar se ai nuk është kandidati i duhur për të drejtuar vendin.



Lajme të ngjashme