Evropa e rrezikuar nga "fashizmi"

Kryetari i Komunës së Lesbosit, Spyros Galinos tha se ndërtimi i mureve është vetëm në dobi të rritjes së ksenofobisë, racizmit dhe fashizmit.

Evropa e rrezikuar nga "fashizmi"

Kryetari i Komunës së Lesbosit, Spyros Galinos, qytet ky i cili është një ndër ndalesat e para të udhëtimit të shpresës së migrantëve, duke kritikuar politikat e Evropës ndaj migrantëve, tha se "Ndërtimi i mureve është vetëm në dobi të rritjes së ksenofobisë, racizmit dhe fashizmit. Sot rreziku i vërtetë në Evropë është fashizmi."

Galinos duke folur për Anadolu Agency (AA), theksoi se pas marrëveshjes për migrantët të arritur mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), në ishull janë mbajtur rreth 6 mijë migrantë.

"Shumë qeveri në botë treguan se nuk arritën sukses në menaxhimin e krizës së refugjatëve. Jemi në një periudhë kritike dhe kemi nevojë për liderë. Por liderët, ngelën në klasë në trajtimin e krizës së refugjatëve. Ndërtimi i mureve është vetëm në dobi të rritjes së ksenofobisë, racizmit dhe fashizmit. Sot rreziku i vërtetë në Evropë është fashizmi", tha ai duke tërhequr vëmendjen se Evropa ndërton mure duke refuzuar që të pranojë një numër të vogël të refugjatëve.

Galinos, duke treguar se Lesbos dhe Greqia përbëjnë shembull në qëndrimin e tyre në krizën e migrantëve, por janë duke përjetuar disa probleme për shkak të mbajtjes një kohë të gjatë të migrantëve në ishull, u shpreh: "Ka një atmosferë të frikës dhe shqetësimit mes qytetarëve dhe migrantëve për shkak të mbajtjes së refugjatëve dhe migrantëve në ishull. Kjo shkakton që gjendja të jetë e rrezikshme. Njerëzit nuk ndërrohen për një ditë. Nuk bëhen fashist për një ditë. Nuk ka vend për këtë ndjenjë në komunitetin tonë. Ngjarjet e fundit janë tregues se forca jonë ka përfunduar. Nuk mundemi më të mbartim ngarkesën e të gjithë Evropës."



Lajme të ngjashme