Kerry: Nuk asnjë justifikim për ato që ndodhin në Halep

"Në Siri po ndodhë një tragjedi njerëzore dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim për ato që ndodhin në Halep", tha Kerry.

Kerry: Nuk asnjë justifikim për ato që ndodhin në Halep

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ajrore të kryera në Halep të Sirisë.

Kerry ka mbajtur një fjalim në "Forumin e Ideve" të organizuar nga Instituti "Atlantic and the Aspen" në kryeqytetin Washington.

Pasi ka vënë në dukje se në Siri po ndodhë një tragjedi njerëzore Kerry tha se "nuk mund të ketë asnjë justifikim për ato që ndodhin në Halep. Nuk mund të shpjegohen me asnjë strategji".

Duke e bërë të ditur se Rusisë i shpjeguan qartë këtë çështje, Kerry vijoi duke thënë se: “Nuk mund të bëhet fjalë për një bashkëpunim mes nesh në këto rrethana. Ne duhet të shohim ndryshimet”.

Kerry gjithashtu tërhoqi vëmendjen se në 8 ditët e fundit në Siri janë vrarë afërsisht 400 persona, ndërsa shtoi se në mesin e të vrarëve 100 janë fëmijë.

Në përgjigje të pyetjes se “A bëhet fjalë për ndonjë mundësi që trupat amerikane të japin mbështetje nga toka në luftën e Sirisë?”, Sekretari Kerry tha se mbi tavolinë nuk ka ndonjë gjë të tillë.

“Nuk mendoj se Kongresi e as populli amerikan do të përkrahte idenë për dërgimin e trupave tokësore”, u shpreh Kerry.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë u ripërsëritën retorikat e zakonshme në lidhje me masakrën në Halep.

Në deklaratën në fjalë u tha se është e nevojshme që të bëhet një ndarje e qartë mes opozitarëve të moderuar dhe grupeve radikale.

Rusia gjithashtu pretendoi se opozitarët gjatë armëpushimit 9 ditësh nuk iu përmbajtën marrëveshjes kanë bërë stoqe të municionit dhe armatimit dhe janë ristrukturuar.

Ndërkohë që vazhdojnë akuzat reciproke, Sekretari amerikan i Shtetit, Kerry zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

Bëhet e ditur se gjatë bisedës u shqyrtuan tensionimet mes dy vendeve që jetohen për shkak të ngjarjeve në Halep.

Ndërkaq Zëvendëssekretari i Përgjithshëm përgjegjës për koordinimin e ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien reagoi ndaj atyre që u jetuan në Halep.

O’Brien bëri të ditur se në Halep është shkatërruar njerëzimi në mënyrë të pamëshirshme dhe të pa parë deri më tani.

Ai gjithashtu tha se prej 22 shtatori e këtej në sulmet e ndërmarra në Halep janë vrarë më shumë se 320 civilë, në mesin e të cilëve 100 janë fëmijë, ndërsa janë plagosur 765 persona të tjerë.

“Ekipet e emergjencës çdo ditë nxjerrin trupa të pajetë të fëmijëve nën rrënoja”, deklaroi O’Brien ndërsa shtoi se është e nevojshme që ky makth të marr fund.

“Gjendja në Siri është një turp i njerëzimit. Janë duke u regjistruar provat dhe deklaratat e dëshmitarëve okular. Ata të cilët i kryejnë këto krime lufte, nëse jo sot një ditë patjetër do të japin llogari dhe nuk do të kenë vend ku të fshihen”, tha O’Brien.

Edhe Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura tha se “Është shumë vështirë për tu kthyer në bisedime deri sa bombat bien mbi Halepin”.

Në anën tjetër Kombet e Bashkuara prej 19 shtatorit e këtej, kur mori fund armëpushimi, janë duke bërë thirrje për ndihma emergjente mjekësore në lindje të Halepit ku janë bllokuar 250 mijë vetë.



Lajme të ngjashme