Alternativa për Gjermaninë (AfD) kërkon të jetë forca e tretë politike e vendit

Pas humbjeve të mëdha në zgjedhjet për landin e Berlinit populistët gjermanë të krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) duan të jenë forca e tretë më e madhe në vend.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) kërkon të jetë forca e tretë politike e vendit

Populistët gjermanë të krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) duan të jenë forca e tretë më e madhe në vend pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, pasi të hënën partitë kryesore fajësuan njëra-tjetrën për humbjet e tyre të rënda në zgjedhjet për landin e Berlinit.

“Në vitin 2017 ne do të shohim luftën për mbijetesën politike të Angela Merkelit dhe AfD-së që do të bëhet forca e tretë më e madhe në Gjermani”, shkruan shefja e AfD-së, Beatrix von Storch në faqen e saj në Facebook.

Komentet e saj erdhën pasi kristiandemokratët e Merkelit (CDU) pësuan humbjen më të madhe në Berlin, pasi AfD-ja u rrit në parlamentin rajonal, në qytetin më të madh të Gjermanisë, pasi siguroi 14,2 për qind të votave.

Themeluar vetëm tre vjet më parë, AfD-ja tani ka një terren prej 10 landesh nga totali i 16 landeve të Gjermanisë.



Lajme të ngjashme