OKB-ja përshpejton nismat për zgjidhjen e problemit qipriot

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-Mun bëri një komunikatë me shkrim pas takimit 20-minutësh që pati në selinë e OKB-së në Nju-Jork me liderin grekoqipriot, Nikos Anastasiadis.

OKB-ja përshpejton nismat për zgjidhjen e problemit qipriot

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-Mun realizoi në selinë e OKB-së në Nju-Jork një takim me liderin grekoqipriot, Nikos Anastasiadis. Takimi zgjati 20 minuta dhe në të mori pjesë edhe këshilltari i posaçëm i Banit për Qipron, Espen Barth Eide.

Pas takimit zyra e Sekretarit Ban lëshoi një komunikatë me shkrim, sipas të cilës në këtë takim u trajtua progresi i arritur deri më tani në çështjen qipriote.

Ban Ki-Mun shpreh kënaqësinë që ndjen nga përparimi i bërë që nga viti i kaluar në këtë drejtim, ndërsa shton se në bisedime është krijuar në mënyrë reciproke besimi, vendosmëria dhe klima e vullnetit të mirë.

Kurse lideri grekoqipriot Anastasiadis mbrojti mendimin e tij se zgjidhja e problemit të Qipros deri në të fund të këtij viti është një diçka e mundshme.

Pyetjes se i kishte dorëzuar apo jo dorazi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së ndonjë tekst me pikëpamjet e grekoqipriotëve Anastasiadis iu përgjigj kështu: “kjo do të ndodhë në kohën e duhur”.

Të hënën në mbrëmje lideri grek i Qipros do të shtrojë një darkë për anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pritet që Anastasiadis të mbajë një konferencë shtypi më 23 shtator.  

Për çështjen e Qipros po angazhohet personalisht edhe ndihmëpresidenti amerikan Joe Biden. Planifikohet që Biden të ketë takime të ndara në Nju-Jork edhe me Anastasiadisin, edhe me Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı).

Ndërkohë Akënxhë tha se pavarësisht progresit të arritur në 4 kapitujt e bisedimeve ekzistojnë ende pika, mbi të cilat nuk është arritur konsensusi.

Në rast se zgjidhja politike arrihet deri në fund të vitit, - vijoi Akënxhë, atëherë veprimet teknike, siç janë hartimi i kushtetutës themeluese dhe ligjeve federale do të mbeten për vitin e ardhshëm.

Kurse Këshilltari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Eide nga ana e tij tha se zgjidhja nuk është gati mbi tavolinë, pasi ka ende çështje serioze që presin zgjidhje.

Në një reportazh për gazetën “Kathimerini”, Eide bëri këtë vlerësim: “unë nuk jam optimist. Kurse Akënxhë dhe Anastasiadis thonë se zgjidhja është e mundur. Kështu që edhe unë pajtohem me mendimet e tyre”.



Lajme të ngjashme