Clinton e shqetësuar për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, deklaroi të hënën se është e shqetësuar për ndërhyrjet e rënda të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Clinton e shqetësuar për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane

“Implikimi i mundshëm i rusëve në piraterinë informatike që shënjestroi Partinë Demokrate në korrik ngre pyetje serioze për sa i përket implikimit të mundshëm të rusëve në procesin tonë elektoral”, deklaroi Hillary Clinton para gazetarëve.

Kandidatja, që ndodhej në bordin e avionit të saj që fluturonte për në Ilinois ku do të zhvillojë një takim, vlerësoi se “kundërshtari i saj Donald Trump inkurajon Moskën që ta përgjojë”.



Lajme të ngjashme