Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Siri - Avionët rus sulmojnë me bomba fosfori rajonin e Idlibit

Avionët kishin sulmuar qytetin Taftanaz, thanë burimet e mbrojtjes civile, ndërsa në sulm janë vrarë 2 persona.

Siri - Avionët rus sulmojnë me bomba fosfori rajonin e Idlibit

Avionët luftarak rusë kanë sulmuar të mërkurën me bomba fosfori rajonet të cilat mbahen në kontroll nga opozita siriane duke vrarë dy persona.

Avionët kishin sulmuar qytetin Taftanaz, thanë burimet e mbrojtjes civile.

Pas sulmit në zonën e bombarduar shpërtheu zjarr në godina të cilën ekipet e mbrojtjes civile arritën ta fikin.

Fosfori i bardhë është një substancë kimike e cila përdoret për mbushje të bombave dhe granatave, por që nuk konsiderohet si armë kimike siç janë gazi dhe klori.

Ekspertët për armatim thonë se përdorimi i fosforit shkakton djegie fatale dhe të dhimbshme. Thuhet se trupat ruse e kanë përdorur në vitin 1994 gjatë betejës së Groznit në Çeçeni.

Avionët e Rusisë fillimisht kishin sulmuar me municion thërrmues para se të sulmojnë me bomba fosfori.



Lajme të ngjashme