Kazakistan: Astana mirëpret konferencën për çarmatim bërthamor

Konferenca ndërkombëtare e çarmatimit bërthamor, "Ndërtimi i një Bote të lirë pa armë bërthamore (Building a Nuclear-Weapon-Free World)" do të mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana më 29 gusht.

Kazakistan: Astana mirëpret konferencën për çarmatim bërthamor

Konferenca ndërkombëtare e çarmatimit bërthamor, "Ndërtimi i një Bote të lirë pa armë bërthamore (Building a Nuclear-Weapon-Free World)" do të mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana më 29 gusht, në 25 vjetorin e mbylljes së zonës eksperimentale bërthamore Semipalatinsk.

Konferenca do të hapet nga Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, ndërsa të pranishëm do të jenë zyrtarë, ekspertë të çarmatimit dhe analistë politikë nga e gjithë bota.

Bashkëorganizatorë të konferencës janë Senati i Kazakistanit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe deputetët për mospërhapjen dhe çarmatimin e armëve bërthamore (PNND).

"Siguria pa armë bërthamore apo luftë: Manifesti Botëror për shekullin 21” dhe "Moslejimi Kombëtar dhe zonat e lira të armëve bërthamore. Gjeografia e një bote të qëndrueshme, janë ndër temat kryesore të kësaj konference.

Më 29 gusht 1991, Presidenti Nazarbajev zyrtarisht mbylli zonën eksperimentale bërthamore Semipalatinsk (e njohur edhe si "Poligoni"), e cila ishte zona kryesor e testimit të armëve bërthamore të Bashkimit Sovjetik.



Lajme të ngjashme