Irak - Dhjetra terroristë të DAESH-it të vrarë në një shpërthim

Në operacionet ajrore të kryera nga avionët luftarak të koalicionit ndërkombëtar ndaj pozicioneve të DAESH-it në qytetin Musul të Irakut janë vrarë 12 militantë të DAESH-it.

Irak - Dhjetra terroristë të DAESH-it të vrarë në një shpërthim

Në operacionet ajrore të kryera nga avionët luftarak të koalicionit ndërkombëtar ndaj pozicioneve të DAESH-it në qytetin Mosul të Irakut janë vrarë 12 terroristë të DAESH-it, ndërsa si pasojë e shpërthimit të lëndëve shpërthyese në një automjet kanë vdekur së paku 10 të tjerë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes, njoftohet se në operacionin ajror të kryer nga ana e avionëve luftarak të koalicionit në verilindjen e qarkut El-Hadar të Mosulit janë vrarë 12 terroristë të DAESH-it dhe se një depo e armeve është shkatërruar.

Gjithashtu bëhet e ditur se në një fshat i cili gjendet në rrugën mes Kayyara dhe Mahmur, si pasojë e shpërthimit të një automjeti në të cilin ishin lëndët shpërthyese të DAESH-it kanë humbur jetën së paku 10 terroristë të kësaj organizate.

Disa ditë më parë Kryeministri i Irakut, Haydar el-Ibadi, në deklaratën e tij me shkrim kishte lajmëruar se Kayyara e cila ka rëndësi strategjike është marrë nga organizata terroriste dhe kishte theksuar se kjo fitore është një hap i rëndësishëm që Mosuli të shpëtohet.

Qeveria irakiane, në muajin maj të vitit të kaluar kishte filluar operacion për shpëtimin e Mosulit, i cili është qyteti i dytë më i madh në vend dhe që nga 10 qershori i vitit 2014 është nën kontrollin e DAESH-it. 


Fjalët Kyçe: operacione , Irak , DAESH , Mosul , terroristë

Lajme të ngjashme