Egjipt - Të burgosurit në grevë urie

Një grup i të burgosurve në Egjipt të shtunën kanë hyrë në grevë urie për shkak të, siç pretendojnë, neglizhencës mjekësore dhe sjelljes së keqe ndaj tyre.

557834
Egjipt - Të burgosurit në grevë urie

Në mesin e tyre gjendet edhe gazetari Hisham Jafer dhe gjykatësi në pension, 76 vjeçari Mahmud el-Hudayri.

Avokati i gazetarit Jafer, Ahmed Madi tha për AA se në spitalin El-Kasr el-Ayni gjendet një grup i të burgosurve egjiptianë të cilët të shtunën hynë në grevë urie.

Madi sqaroi se të burgosurve të sëmurë nuk është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore as edhe medikamente. Sipas tij, Jafer është në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht kësaj dje është transferuar nga spitali në burgun Akreb.

Ai theksoi se nuk ka përfunduar kurimi i Jafer-it dhe ndaj këtij vendimi është ankuar te kryeprokurori.

Gjykatësi i pensionuar Hudayri është dënuar pas grushtit të shtetit në vitin 2013 nën akuzën për nxitje të dhunës. Po ashtu, akuzohet edhe se është anëtar “i organizatës e cila vepron jashtë ligjit”.

Qindra persona janë arrestuar dhe burgosur nën akuza të ndryshme gjatë protestave të mbajtura në shenjë kundërshtimi ndaj grushtit të shtetit në vitin 2013.



Lajme të ngjashme