Siri-Fotografia e një 5-vjeçari të plagosur përshkon botën
Fëmija i plagosur është transportuar në spitalin “M10” pas sulmeve të djeshme ajrore në lagjen Qaterji.

Disa orës pas sulmeve ajrore në Halep, forcat opozitare siriane publikuan fotografi dhe video tronditëse të një fëmije 5 vjeç, të nxjerrë nga rrënojat.
Në video shihet se si djaloshin e trembur një pjesëtar i ndihmës së shpejtë e vendos në autoambulancë duke e lënë derën hapur për të sjellë edhe disa persona të plagosur.
Fëmija, i mbuluar i tëri me gjak dhe pluhur, me qetësi qëndron ulur në karrige duke shikuar me tmerr drejt fotoreporterit. Në një çast me dorë e fshin gjakun nga balli dhe më pas e fshin në karrige.
Fotografia dhe videoja e 5-vjeçarit është publikuar në shumë media botërore, ndërsa është shpërndarë edhe në rrjetet sociale si simbol i luftës në Siri.
Mjeku nga Halepi, Osama Abu al-Ezz konfirmoi se bëhet fjalë për pesëvjeçarin Omran Daqneesh. Fëmija i plagosur është transportuar në spitalin “M10” pas sulmeve të djeshme ajrore në lagjen Qaterji.