Kinë – Shpërthim në një central elektrik, së paku 21 të vdekur

Të paktën 21 të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci paraprak i shpërthimit të sotëm në një central elektrik me karbon në qendër të Kinës, njoftoi agjencia e lajmeve “XINHUA”...

Kinë – Shpërthim në një central elektrik, së paku 21 të vdekur

Të paktën 21 të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci paraprak i shpërthimit të sotëm në një central elektrik me karbon në qendër të Kinës, njoftoi agjencia e lajmeve “XINHUA”.

Shpërthimi ndodhi në mesditë për shkak të çarjes së një tubi, që shërbente për qarkullimin e avullit me presion, në një zonë industriale të qytetit të Dangyang, në provincën Hubei.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të jenë ende në terren.

“Arsyet e aksidentit nuk janë ende plotësisht të qarta, por hetimi vazhdon”, garantoi qeveria lokale dhe shtoi se tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë shtruar në spital.



Lajme të ngjashme