Morell: Trump është një kërcënim i mundshëm për sigurinë e vendit

Ish-zëvendësdrejtori i CIA-s, Michael Morell deklaroi se kandidati republikan për president, Donald Trump është rrezikshmërisht i papërshtatshëm për presidencën dhe për pasojë Morell theksoi se do të mbështeste demokraten, Hillary Clinton.

Morell: Trump është një kërcënim i mundshëm për sigurinë e vendit

“Trump nuk është vetëm i pakualifikuar për punë, por ai mund të jetë një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare”, shkruan Morell në një opinion, botuar dje në gazetën e përditshme amerikane “The New York Times”.

“Kam kaluar katër vjet duke punuar me Clinton, kur ajo ishte sekretare e Shtetit. Në këto takime të rëndësishme, kam kuptuar se ajo është e përgatitur, e dhënë pas detajeve, e matur, kureshtare dhe e gatshme për të ndryshuar mendim nëse paraqitet një argument më bindës”, shkruan ai.

Morell ka punuar 33 vjet në CIA.

Ai ka qenë zëvendësdrejtor i agjencisë nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Morell,  57-vjeç,  thekson se nuk i përket asnjë partie politike dhe se ka votuar për të dyja palët si për demokratët ashtu edhe për republikanët.



Lajme të ngjashme