Shkollat e FETO-s

Shkollën e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) Organizata Terroriste Guleniste (FETO) e hapi në Las Vegas me emrin “Coral Academy of Science Las Vegas”.

Shkollat e FETO-s

Shkolla e re e FETO-s do të fillojë ta ushtrojë aktivitetin e saj në Bazën Ajrore Nellis, ku gjendet edhe Qendra Operacionale e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (The USA Air Force) dhe misioni më i madh në botë për trajnimet luftarake.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, komandanti i bazës koloneli William Norton ia dorëzoi çelësin e shkollës drejtorit Erxhan Ajdoan (Ercan Aydoğan).

Shkolla në bazën ajrore Nellis organizatës FETO iu transferua këtë muaj dhe vitin e ri arsimor do ta fillojë më 22 gusht.

Organizata Terroriste Guleniste (FETO), e cila mundohet ta zgjerojë aktivitetin e saj në vendet ku është prezente, kryesisht në fushën e arsimit, sot numëron në Bosnjë 15 shkolla, në Shqipëri 12, në Maqedoni 7, në Kosovë 5 dhe në Serbi 1 shkollë. 

Shoqata dhe kompani të njohura për afrinë e tyre me FETO-n në vendet e Ballkanit Perëndimor përveç arsimit janë aktive edhe në shumë fusha të tjera.



Lajme të ngjashme