Bota reagon ndaj tentativës për grusht shteti në Turqi

Vazhdojnë të vijnë reagimet nga bota ndaj tentativës së Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) për grusht shteti ne Turqi.

Bota reagon ndaj tentativës për grusht shteti në Turqi

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Husejin Ëzgyrgyn (Hüseyin Özgürgün) tha se populli turk i ka dalë për zot demokracisë në një formë që i ka hije atij.

“Një vështirësi të vogël në atdheun mëmë Turqi ne e ndjejmë shumë herë më tepër këtu. Sa më mirë që të jetë atdheu mëmë, aq më mirë e ndjejmë veten edhe ne këtu. Sa e qetë dhe stabile që të jetë Turqia, po q e qetë dhe e qëndrueshme është edhe Republika Turke e Qipros së Veriut”,- u shpreh Ëzgyrgyn.

“Nuk kam asnjë dyshim që populli turk i atdheut tonë mëmë do ti dalë për zot demokracisë së tij ashtu siç i ka hije atij dhe në rrugën tonë do të vazhdojmë të ecim bashkë edhe këtej e tutje”,- nënvizoi Husejin Ëzgyrgyn.

Ndërsa Kryeministri i Qeverisjes Rajonale Kurde në veri të Irakut, Neçirvan Barzani në reagimin e tij tha: “Ndjejmë kënaqësi që qeveria legjitime, e cila gëzon mbështetjen popullore, është sot në krye të detyrës”.

“Jemi shumë të gëzuar nga dështimi i tentativës për grusht shteti në Turqi dhe për fitoren e vullnetit popullor. Tentativa e dështuar e grushtit të shtetit e vërtetoi edhe një herë se vullneti i popullit qëndron mbi të gjitha”, tha Barzani.

Ndërkaq përmes Facebook-ut në Kosovë është hapur një faqe me emrin “Support for Erdogan from Kosovo” për të shprehur reagimin ndaj tentativës së Organizatës Terroriste Gulentise (FETO) dhe për të mbështetur Presidentin Rexhep Tajip Erdoan. Faqja ka gjetur një mbështetje të madhe në popull dhe brenda një kohe të shkurtër është pëlqyer nga më shumë se 22 mijë vetë. Në faqe ndjekësit publikojnë mesazhe në mbështetje të Erdoanit dhe kundër grushtit të shtetit.

Bie në sy fakti se kjo faqe ka më shumë ndjekës se sa llogaritë sociale të shumë politikanëve kosovarë.



Lajme të ngjashme