Plani izraelit për vendbanimet minon ‘zgjidhjen me dy shtete’

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-mun i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të bashkëpunojë me Katërshen e Lindjes së Mesme për të bërë përparim në çështjen e vendosjes së paqes në Lindjen e Mesme.

ban ki-mun-filistin ziyareti.jpg

Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Lindjen e Mesme, ku përfaqësohen 43 vende, në mesin e të cilave bën pjesë edhe Turqia, Sekretari Ban kërkoi përkrahjen e përpjekjes së Katërshes së Lindjes së Mesme me palët, rajonin dhe emëruesit e tjerë të përbashkët.

Duke iu referuar vizitave të shumta që ka bërë në Izrael (11 herë) dhe në Gazë (4 herë) Sekretari Ban tha se liderëve të të dy palëve (izraelite dhe palestineze) u kishte dhënë mesazhe shumë të rënda dhe se tashmë afati ishte konsumuar.

Shpresat për një zgjidhje me dy shtete po largohen gjithnjë e më shumë për sa kohë që tendencat negative vazhdojnë të jenë të shpeshta, vuri në dukje Ban, dhe e vijoi me këto fjalë deklaratën e tij: “Të dyja palët i ftoj të fillojnë urgjentisht bisedimet për zbatimin e rekomandimeve të Katërshes së Lindjes së Mesme për të ringjallur edhe një herë shpresat për një zgjidhje politike të problemit”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun shprehu edhe shqetësimet e tij për të ashtuquajturin “Ligj për Organizatën e Transparencës” të Izraelit, si ligj që do të sigurojë një klimë për eliminimin e legjitimitetit të organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Izraeli vazhdon ende nismat e tij për ndërtimin e vendbanimeve të reja; disa ditë pas thirrjes së Katërshes së Lindjes së Mesme për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e vendbanimeve të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese Tel-Avivi deklaroi planin për vendbanime të reja, 560 në Bregun Perëndimor dhe 240 në Jerusalemin Lindor, u shpreh Sekretari Ban duke theksuar se kjo do të thotë injorim i të drejtës ndërkombëtare.

I bëj thirrje Izraelit që ti ndryshojë dhe ndalojë urgjentisht këto plane”, - tha Ban.

Sekretari Ban foli edhe për fondet e pamjaftueshme për rindërtimin e Gazës dhe u bëri apel donatorëve të mbajnë premtimet që bënë në takimin e mbajtur në Kajro të Egjiptit.

Ende me dhjetëra-mijëra njerëz jetojnë larg shtëpive të tyre pas konfliktit të 2014-s në Gazë, u shpreh Ban duke shtuar se këto familje detyrohen të jetojnë çdo ditë 12-18 orë pa energji elektrike, ndërsa papunësia ka arritur në përmasa të habitshme.

Kurse Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në OKB, Gyven Begeç (Güven Begeç) në fjalën e tij tha se gjallërimi i procesit të paqes nuk është i domosdoshëm vetëm për t’i dhënë popullit palestinez një jetë dinjitoze, por njëherësh është një domosdoshmëri themelore për të siguruar stabilitetin në rajon.

Zgjerimi i vendbanimeve të paligjshme me anë të shpronësimit të territoreve palestineze, ndryshimin e vendndodhjes së komuniteteve autoktone, mohimi palestinezëve të drejtën për të përdorur burimet e tyre natyrore dhe përhapja e kulturës së imunitetit vazhdon ta cenojë zgjidhjen me dy shtete”, u shpreh Ambasadori Begeç.

Edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara në Amerikë, Ambasadoırja Samantha Power, nga ana e saj i bëri thirrje Izraelit t’u japë fund punimeve dhe nismave për zgjerim në territoret palestineze që i mban të pushtuara. “Plani për ndërtimin e vendbanimeve minon zgjidhjen me dy shtete”, cilësoi Ambasadorja amerikane në OKB.



Lajme të ngjashme