Siri – 19 civilë vriten në sulmet e avionëve rusë

Në sulmet e avionëve luftarakë të ushtrisë ruse në qytezën Ibyin në perëndim të Halepit janë vrarë 19 civilë, nga të cilët 4 ishin fëmijë.

Siri – 19 civilë vriten në sulmet e avionëve rusë

Autoritetet njoftojnë se të plagosurit nga bombardimet ajrore ruse janë shtruar në spitalet fushore, që janë ngritur në këtë qytezë, ndërsa shtojnë se nga bombardimet janë dëmtuar shumë vendbanime.

Avionët luftarakë rusë kanë bombarduar edhe qytezën Kafr Hamra dhe nënprefekturat Anadan dhe Hreytan të Halepit, bëjnë të ditur të njëjtat burime.

Si pasojë e sulmeve ajrore në qytezat dhe vendbanimet në fjalë janë plagosur një numër i madh civilësh.



Lajme të ngjashme