Poloni – Hapi punimet samiti dyditor i NATO-s

Samiti i liderëve të NATO-s filloi punimet sot në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, ku Turqia përfaqësohet nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

Poloni – Hapi punimet samiti dyditor i NATO-s

Në këtë samit krahas Presidentit Rexhep Tajip Erdoan, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Barack Obama marrin pjesë kryetarët e shteteve dhe qeverive të gjithsej 28 vendeve.

Liderët e vendeve anëtare do të rishikojnë zbatimin e vendimeve të marra në samitin e mëparshëm të Uellsit me qëllim për të siguruar përshtatjen e NATO-s me klimën e re të ndryshuar të sigurisë, si dhe pritet të miratojnë masa shtesë që do të konsolidojnë forcën shkëshilluese dhe mbrojtjen kolektive të aleancës.

Në një sesion që do të mbahet me liderët e vendeve që nuk janë pjesë e NATO-s (vendet partnere) dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare që kontribuojnë në Misionin Mbështetja e Vendosur në Afganistan liderët aleatë gjithashtu do të rishikojnë punimet që ka bërë deri më tani ky mision, dhe do të ndërmarrë angazhime shtesë për mbështetjen financiare të Forcave të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare Afgane për periudhën 2018-2020.

Kurse mbledhja e Komisionit NATO-Ukrainë në nivelin e kryetarëve të shteteve e qeverive do të ketë në fokus situatën në Ukrainë, duke përfshirë këtu edhe zbatimin e marrëveshjes së Minskut.

Parashikohet që në kuadër të punimeve të samitit Presidenti Erdoan të realizojë edhe takime dypalëshe me homologët pjesëmarrës. Në këtë samit Presidenti Erdoan do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık).

Ndërkaq në garantimin e sigurisë ajrore të samitit kontribuon edhe Turqia.

Avioni i Turqisë për alarm të hershëm dhe kontroll ajror (HİK) punon në koordinim me avionët e tipit AWACS të NATO-s, Francës dhe Anglisë.



Lajme të ngjashme