Johnson: SHBA-të gati të strehojnë mbi 10.000 refugjatë sirianë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të mbajnë premtimin e tyre për të pritur 10.000 refugjatë sirianë deri më 1 tetor, pavarësisht bllokimit administrativ, garantoi të enjten sekretari i Sigurisë së Brendshme, Jeh Johnson.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo kanë kaluar nivelin e 5.000 refugjatëve siriane dhe 5.000-6.000 kërkesa të tjera janë miratuar", theksoi Johnson.

"Pra, mendoj se ne do e kalojmë nivelin e 10,000 refugjatëve sirianë", deklaroi ai para një komisioni të Senatit.

Duke cituar krizën humanitare të gjeneruar nga lufta civile në Siri, Presidenti amerikan, Barack Obama, kishte bërë thirrje për të pritur refugjatë sirianë gjatë vitit buxhetor 2016, që përfundon më 30 shtator.

Lajme të ngjashme