Britani e Madhe – Cameron njofton dorëheqjen pas daljes së vendit nga BE-ja

Kryeministri britanik, David Cameron, njoftoi mëngjesin e sotëm se në tetor do të japë dorëheqjen, pasi britanikët vendosën me anë të një referendumi që të mos jenë më pjesë e Bashkimit Evropian.

“Vullneti i popullit britanik është një urdhër që duhet respektuar. Nuk mund të jem unë ai që do të udhëheqë vendin drejt këtij angazhimi të ri. Duhet një lider i ri, që do të zgjidhet brenda muajit tetor e që do të drejtojë negociatat me BE”, tha Cameron jashtë rezidencës së tij në “Downing Street”.

Dorëheqja e kryeministrit britanik, i cili do të qëndrojë edhe 3 muaj në detyrë, ka ardhur pavarësisht thirrjeve të konservatorëve të kampit “Brexit”, të tillë si Boris Johnson dhe Michael Gove, për të mos u larguar pavarësisht rezultatit të referendumit.

Anglia dhe Uellsi votuan bindshëm për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ndërsa Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut mbështetën qëndrimin.

Lajme të ngjashme