Belgjika rrit masat e sigurisë pas operacionit antiterror të fundjavës

Pas operacionit antiterror që u zhvillua në fundjavë autoritetet belge kanë nisur të marrin masa të forta sigurie në stacionet qendrore të metrosë së Brukselit.

belçika güvenlik tedbirleri.jpg

Që pas operacionit antiterrorizëm të kryer në fundjavë në Belgjikë në stacionet e metrosë në Bruksel janë marrë masa të forta të sigurisë.

Hyrjet në stacionet e metrosë “De Brouckere”, “Rogier”, “Yser” dhe “Bourse” në qendër të Brukselit janë të kontrolluara.

Në kuadër të masave të marra një numër i madh policësh dhe ushtarësh mbajnë shërbim në pika të rëndësishme të Brukselit. Helikopterët e policisë bëjnë fluturime të rregullta (patrullime) në qendër të qytetit.  

Stacioni qendror i trenit në qytet (Gare Centrale) ditën e djeshme u mbyll për orë të tëra për shkak të dy bagazheve të pashoqëruara, ku më pas me ardhjen e ekipeve anti-eksploziv u konstatua se në dy valixhet nuk kishte lëndë të rrezikshme dhe ishte dhënë alarm i rremë.

Në operacionin antiterrorizëm të kryer në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë në Bruksel u kontrolluan një numër i madh banesash dhe garazhesh. Në këtë operacion u ndaluan nga policia 40 persona, nga të cilët në fazën e parë të hetimit 12 u mbajtën në paraburgim dhe pas përfundimit të hetimit u vendos për vazhdimin e masës së sigurisë arrest me burg për 3 persona.

Sipas shtypit belg 3 të dyshuarit e arrestuar kishin planifikuar një akt të madh terrorist në ndeshjen e futbollit Belgjikë-Irlandë, e cila do të luhet të shtunën, si dhe akte të tjera terroriste.

Në një sulm terrorist të kryer më 22 mars në një stacion metroje dhe aeroport të Brukselit kishin vdekur 32 vetë dhe ishin plagosur 270 të tjerë. Përgjegjësinë e sulmit e kishte pranuar organizata terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme