Obama: Qasja e lehtë e armëve është e palogjikshme

Presidenti amerikan, Barack Obama bëri sërish sot thirrje për të reduktuar dhunën

Obama: Qasja e lehtë e armëve është e palogjikshme

Presidenti amerikan, Barack Obama bëri sërish sot thirrje për të reduktuar dhunën dhe insistoi mbi faktin se qasja e lehtë e armëve të zjarrit në SHBA është e palogjikshme, një javë pas masakrës në një klub gei në Orlando.

“Pasi pamë prindërit që qanin fëmijët e tyre, të mos bësh do asgjë si Komb për të penguar dramën e radhës nuk ka sens”, deklaroi presidenti amerikan në fjalimin e tij të përjavshëm.

Të dielën e kaluar, 49 persona u vranë dhe 53 të tjerë u plagosën në një sulm në klubin e natës “Pulse” në Orlando, nga një amerikan me origjinë afgane që pavarësisht lidhjeve të identifikuara nga FBI-a me xhihadistët, ai kishte mundur të blende ligjërisht armë një javë para se të kryente masakrën


Fjalët Kyçe: Presidenti , Barack Obama , SHBA , armë , FBI

Lajme të ngjashme