Ish- Presidenti i Egjiptit, Muhammed Mursi dënohet me burgim të përjetshëm

Ish-Presidenti i përmbysur i Egjiptit dënohet për spiunazh në favor të Katarit.

Ish- Presidenti i Egjiptit, Muhammed Mursi dënohet me burgim të përjetshëm

Ish-Presidenti i përmbysur i Egjiptit, Muhammed Mursi krahas dënimit me burgim të përjetshëm (25 vjet) me të cilin është dënuar në gjykimin e tij për padinë për spiunazh në favor të Katarit tani  është dënuar me burgim për 15 vjet.

Në këtë seancë gjyqësore me dënim me vdekje janë dënuar edhe 6 persona të tjerë.

Në vitin 2013 në Egjipt ishin ngritur një numër i madh i padive kundër Mursit dhe anëtarëve të Vëllazërisë Myslimane.

Në paditë e ngritura deri më tani kundër Mursin e të cilat kanë përfunduar, ai është dënuar me dënim me vdekje, 2 burgime të përjetshme dhe 45 vite burgim.

Ndaj Mursit ka mbetur edhe një padi e pambaruar në të cilën ai akuzohet për ofendim ndaj gjyqësorit.



Lajme të ngjashme