Udhëheqja izraelite ndalon hyrjen në Mesxhid-i Aksa

Udhëheqja e Izraelit pas sulmit të ndërmarr në Tel Aviv më 8 qershor ndaloi hyrjen në Jerusalem të meshkujve nën moshën 45-vjeç të cilët dëshironin ta falin namazin e xhumasë në Mesxhid-i Aksa.

Izraeli ka intensifikuar kontrollet ushtarake në pikën e kontrollit Kalendiya që ndodhet mes Ramallahut dhe Jerusalemit.

Ndërkohë që palestinezet pas një kontrolli të ashpër mund të shkojnë në Jerusalem pa patur kufizime në moshë, edhe meshkujt e Rripit të Gazës mbi moshën 45-vjeç u lejuan të hyjnë në Jerusalem vetëm për sot.

Drejtori i departamentit për shtyp pranë Ministrisë së Çështjeve Civile të Palestinës, Muhammed el-Mukademe tha se “Udhëheqja e Izraelit lejoi hyrjen e të moshuarve në Jerusalem për të falur namazin e xhumasë. Sot rreth 200 persona të moshës 60-vjeçare kanë shkuar në Jerusalem nga Gaza”.

Udhëheqja izraelite pas sulmit të 8 qershorit në Tel Aviv kishte marr vendim për ngrirjen e lejehyrjeve të 83 mijë palestinezëve me të cilat lehtësohet falja e namazit të xhumasë në Mesxhid-i Aksa.

Lajme të ngjashme