NATO do të dislokojë 4 batalione në lindje të Evropës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi sot se Aleanca do të dislokojë katër batalione ushtarake në tre shtete baltike dhe në Poloni në kundërpërgjigje të manovrave ruse.

NATO do të dislokojë 4 batalione në lindje të Evropës

NATO do të dislokojë katër batalione ushtarake në tre shtete baltike dhe në Poloni, në formë kundërpërgjigjeje ndaj manovrave të Rusisë në Ukrainë, njoftoi të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Në përputhje me planin strategjik do të dislokojmë në mënyrë periodike 4 batalione shumëkombëshe në vendet baltike dhe në Poloni. Kjo nismë përcjell një sinjal të qartë të gatishmërisë së NATO-s për të mbrojtur të gjithë aleatët e saj në rast agresioni të jashtëm”, deklaroi Stoltenberg, në prezantimin e këtij programi në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, nesër dhe pasnesër në Bruksel.



Lajme të ngjashme