”Queen” ia ndalon Trumpit përdorimin e këngëve për fushatën elektorale

Grupi i njohur britanik i muzikës pop ”Queen” është duke marrë masa për të ndaluar përdorimin e këngës së tij “We Are the Champions” (”Ne jemi kampionë”) nga kandidati republikan amerikan, Donald Trump në fushatën e tij.

”Queen” ia ndalon Trumpit përdorimin e këngëve për fushatën elektorale

“Leje për përdorimin e këngës as nuk është kërkuar dhe as nuk është dhënë”, ka postuar themeluesi i grupit Brian May në faqen e tij.

Trump së fundmi ka përdorur këngën para fjalimit të martën në mbrëmje pas garës kryesore republikane.

“Ne e kemi ndaluar që muzika e ‘Queen’ të përdoret si vegël në fushatat politike,” tha May.

”Muzika jonë shpreh ëndrrat dhe besimet tona, por është vetëm për ata që duan ta dëgjojnë dhe ta shijojnë”, shtoi ai.

”Queen” nuk është i vetmi grup i cili ankohet për përdorimin e këngëve të tij në fushatat politike.

Vetëm për këtë vit ka ankesa ndaj Trump nga ”Rolling Stones”, ”Aerosmith”, Adele, REM dhe Neil Young.



Lajme të ngjashme